Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot, me fillim nga ora 10:00.
Në rend dite janë dhjetë projektligje, të miratuara me shmangie nga afatet procedurale.
Në mesin e tyre edhe Projektligji për çmimet tavan, shkruan Reporteri.net.
Ky projektligj është miratuar në lexim të parë me 10 prill.
Për projektligjin votuan 63 deputetë, 19 ishin kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim.
Rendi i ditës:
– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
-Shqyrtimi i dytë ë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore./Reporteri.net