21
Grupi i parë që zbret në fushë mbrëmjen e sotme është grupi B ku bën pjesë Zvicra. Helvetët renditen të dytët me 4 pikë, po aq sa Kanadaja e vendit të parë me të cilën përballen sonte në orën 21:00. Një barazim kualifikon të dy përfaqësueset, ndërsa fitorja i nxjerr në vendin e parë. Në të njëjtën orë luhet Bosnje-Hercegovinë ndaj Katarit, me ballkanasit të cilët kanë një shans të artë për të kaluar grupet në rast fitoreje. Mirëpo e njëjta situatë vlen edhe për Katarin, pasi të dy përfaqësueset kanë nga 1 pikë pas 2 ndeshjeve të para.
Në orën 03:00 të mëngjesit në fushë zbret grupi A. Meksika e kualifikuar dhe që ka siguruar vendin e parë përballet me Republikën Çeke. Evropianët kanë vetëm 1 pikë dhe kërkojnë doemos fitoren, ndërsa sfida tjetër luhet mes Koresë së Jugut të vendit të dytë me 3 pikë dhe Afrikës së Jugut që renditet e fundit. Të dy përfaqësueset kanë shpresë për kualifikimin dhe dueli pritet të jetë i zjarrtë.