Institute for Leadership and Public Policy shënoi me sukses festimin e King’s Day përmes një eventi dinamik të mbajtur, duke bashkuar të rinj, përfaqësues institucionalë dhe profesionistë me qëllim promovimin e zhvillimit të karrierës, fuqizimit të të rinjve dhe përfshirjes gjinore.
Ngjarja u nderua me praninë e Shkëlqesisë së Saj, Özlem Canel, Ambasadore e Mbretërisë së Holandës, së bashku me përfaqësues nga universitetet, sektori privat, shoqëria civile, si dhe mbi 70 të rinj nga rajoni I Pollogut dhe Shkupit.
Në qendër të aktivitetit ishte një panel diskutimi interaktiv me titull “Të përballosh sfidat në karrierë – veçanërisht për gratë, dhe zgjedhja e profesioneve të mirëpaguara”, i cili krijoi një hapësirë për dialog të hapur ndërmjet profesionistëve me përvojë dhe të rinjve. Diskutimi trajtoi sfida kyçe si hendeku ndërmjet arsimit dhe kërkesave të tregut të punës, pabarazitë gjinore në zgjedhjen e karrierës, si dhe rëndësinë e aftësive praktike dhe mentorimit në ndërtimin e rrugëve të suksesshme profesionale.
Pjesëmarrësit – ndanë përvoja personale dhe këshilla praktike, duke inkurajuar të rinjtë të ndërmarrin hapa aktivë në ndërtimin e karrierës së tyre dhe të eksplorojnë mundësi përtej rrugëve tradicionale.
Një moment i veçantë i eventit ishte vlerësimi i studentëve që përfunduan me sukses programin “Next Gen Career Up” implementuar po nga Instituti për Lidership, një iniciativë e krijuar për të forcuar aftësitë për punësim, orientimin në karrierë dhe vetëbesimin e të rinjve. Pjesëmarrësve iu ndanë certifikata, duke njohur përkushtimin dhe zhvillimin e tyre gjatë programit.
ILPP vazhdon të luajë një rol kyç në ngushtimin e hendekut ndërmjet arsimit dhe punësimit, duke promovuar zhvillimin ekonomik gjithëpërfshirës dhe lidershipin tek të rinjtë.
Celebrimi i Ditës së Holandës, në nder të Ditës ë Mbretit, në Tetovë
9