Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen nr. 3 në Sarandë.
Sipas Policisë, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet paraprake janë se ai mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.