I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se ka vazhduar diskutimet me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në platformën X, Sorensen tha se biseda vjen pas takimit të zhvilluar javën e kaluar në Bruksel.
Emisari evropian ka shkruar se fokusi ka qenë te hapat e ardhshëm në dialog, zbatimi i ligjit për të huajt dhe rëndësia e angazhimit të vazhdueshëm.
“Pas takimit tonë javën e kaluar në Bruksel, vazhdova shkëmbimin me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. U fokusuam në hapat e ardhshëm, zbatimin e ligjit për të huajt dhe rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm”, ka shkruar Sorensen.