3
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Lagjja e Spitalit në kryeqytet po përballet me mungesë të energjisë elektrike që nga ora 11:00 e paradites së sotme.
Në lidhje me këtë, për KosovaPress kanë thënë nga KEDS-i se kjo ka të bëjë me punimet që po zhvillohen nga kjo kompani në Prishtinë.
“Në një pjesë të madhe të kryeqytetit ka punime, prandaj edhe ka mungesë të energjisë”, thanë nga KEDS-i.
Për atë se kur pritet të rikthehet energjia elektrike në pjesët të cilat po përballen me mungesë të saj, KEDS-i nuk dha afat, por deklaroi se në momentin që përfundojnë punimet, rryma do të rikthehet.
Pas situatës së krijuar, shumë qytetarë të Lagjes së Spitalit kanë shfaqur irritim në rrjete sociale për mungesën e rrymës, duke thënë se asgjë nuk e arsyeton këtë gjendje dhe këtë keqmenaxhim të situatës.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com