3
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Një 50-vjeçar është gjetur pa jetë në lumin Lana. Viktima është identifikuar nga policia si Ilirian Lavdari, 50 vjeç. Rreth orës 12:40, në sallën operative ka mbërritur fillimisht një informacion për një person të dehur dhe më pas një tjetër telefonatë për një person që kishte përfunduar në lumin Lana.
Policia ka shkuar në vendngjarje, ku ka gjetur trupin e pajetë dhe të zhveshur të 50-vjeçarit. Rreth 100 metra larg trupit, policia ka gjetur rrobat e tij, mjetin e identifikimit, një celular dhe dy bidonë të mbushur me alkool.
Trupi është përcjellë në morg dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Autopsia pritet të përcaktojë shkakun e humbjes së jetës, ndërsa dyshimet e para lidhen me alkoolin.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com