Numërimi mbrapsht për Kupën e Botës ka nisur. Çfarë e pret më tej kombëtaren gjermane? Vetëm pak ditë pas ndeshjes të së dielës në mbrëmje në Mainz kundër Finlandës, ekipi do të udhëtoj drejt Amerikës së Veriut.gjermaniNë nëntorin e kaluar, Gjermania siguroi kualifikimin për Kupën e Botës duke shmangur kështu fazën “plejof” të kualifikuesve në mars. Në vend të nisjes së zakonshme të sezonit të ri ndërkombëtar, skuadra e Julian Nagelsman e filloi vitin me dy ndeshje miqësore. Në Bazel, Gjermania mposhti Zvicrën me rezultatin 4-3 në një sfidë spektakolare dhe me shumë ritëm. Miqësorja e dytë, dhe njëkohësisht fundi i grumbullimit të marsit, përfundoi me fitore 2-1 ndaj Ganës në Shtutgart.
Gana zëvendësoi Bregun e Fildishtë, kundërshtarin e planifikuar fillimisht, pasi ky i fundit u shortua në grupin e Gjermanisë për Kupën e Botës. Më 21 maj, trajneri i kombëtares Julian Nagelsman shpalli përfundimisht listën e lojtarëve për Kupën e Botës 2026. Fillimisht ai kishte planifikuar ta bënte këtë më 12 maj, por e shtyu vendimin për shkak të disa paqartësive, përfshirë dëmtimet. Lista përbëhet nga 26 lojtarë dhe përfshin edhe rikthimin e Manuel Nojer.
Dy ditë pas ndeshjes me Finlandën, më 2 qershor, skuadra do të niset nga Frankfurti drejt Amerikës së Veriut. Testi i fundit para Kupës së Botës do të zhvillohet më 6 qershor në Çikago kundër bashkëorganizatorëve të turneut, Shteteve të Bashkuara. Pas kësaj, kombëtarja gjermane do të vendoset në kampin e saj bazë në Karolina e Veriut, më 8 qershor. Përgatitjet për Kupën e Botës në kampin e Adidas nisën më 27 maj, dy ditë më vonë nga sa ishte planifikuar.
Për shkak se Bajerni dhe Shtutgarti luajtën finalen e Kupës së Gjermanisë më 23 maj dhe disa lojtarë të kombëtares ishin të angazhuar në atë ndeshje, Nagelsman shtyu fillimin e grumbullimit nga 25 në 27 maj. Pas ndeshjes së fundit testuese kundër SHBA, Nagelsman do të ketë edhe një javë kohë në kampin bazë për ta sjell kombëtaren gjermane në formën optimale për Kupën e Botës.