Autoritetet në SHBA kanë shkaktuar reagime të forta te kombëtaret pjesëmarrëse në Kupën e Botës, për shkak të kontrolleve të rrepta në aeroport.
Sipas raportimeve, disa skuadra si Uzbekistani dhe Senegali janë përballur me masa të detajuara sigurie sapo kanë mbërritur, duke përfshirë kontroll të imtësishëm të lojtarëve dhe stafit, gjë që ka sjellë pakënaqësi te delegacionet.
Vëmendje të madhe ka marrë edhe mbërritja e Belgjikës, ku edhe Kevin De Bruyne i është nënshtruar kontrolleve të rrepta, deri në heqjen e këpucëve sportive.
Ngjarje të ngjashme po raportohen edhe me tifozët, të cilët ankohen për vështirësi me vizat dhe çmime të larta, ndërsa disa madje nuk janë lejuar të hyjnë në SHBA pavarësisht se kishin dokumentacion të mëparshëm të vlefshëm.
Një rast i veçantë është edhe ai i një sulmuesi të Irakut, i cili është mbajtur për disa orë në pyetje para se t’i lejohej hyrja në vend.