Disa komisione parlamentare sot do të mbajnë mbledhje – me pikat veç e veç të rendit të ditës.
Në orën 09:00, Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së do të fillojë intervistimin e kandidatëve të propozuar për anëtarë të këtij bordi, shkruan IndeksOnline.
Vëmendja bartet te Komisioni për ekonomi, industri, ndërmarrësi, tregti dhe inovacion, i cili do të shqyrtojë në parim projektligjin për energjinë elektrike. Ky komision mblidhet në orën 09:00.
Në orën 11:00, Komisioni për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit do të intervistojë kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Ndërkaq në po të njëjtën orë do të mblidhet edhe Komisioni për buxhet, i cili në rend të ditës i ka pikat si në vijim:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së komisionit të mbajtur më datë: 1.04.2026;
3. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) të Kuvendit të Kosovës për vitet 2027-2029;
4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025;
5. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Avokatit të Popullit për vitin 2025;
6. Të ndryshme.