Kuvendi do të zhvillojë sot dy seanca plenare. E para nisi në orën 10:00, ku pritet që të diskutohet projektvendimi për zgjedhjen e zëvendës kryetarëve të Kuvendit, sekretariateve dhe përbërjes së Byrosë së Kuvendit.
U betuan 3 deputetë që munguan seancën e kaluar, Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi,
Në seancën e dytë, që do të nisë në orën 17:00, do të diskutohet për zgjedhjen e kryesive të Komisioneve të përhershme të Kuvendit.
Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mblodhi në një takim konsultues krerët e grupeve parlamentare të partive për strukturën e re dhe drejtimin e komisioneve.
Maxhoranca do të ketë në drejtim 7 komisione, ndërsa opozita 4. Por PD kundërshtoi këtë strukturë të re, të njoftuar nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së javën e kaluar, duke akuzuar se nuk ka pasur konsultime dhe se maxhoranca i ka hequr opozitës Komisionin e Integrimit, që është drejtuar historikisht nga opozita.
Këto ankesa, Gazment Bardhi i përcolli edhe drejt ambasadave të huaja në Tiranë. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së kërkoi ndërhyrjen e përfaqësive të huaja për të ndaluar sipas tij miratimin në mënyrë të njëanshme të ndryshimeve të propozuara nga mazhoranca.
Po dje, presidenti Bajram Begaj dekretoi 16 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar “Rama 4”. Dekretet tashmë i kalojnë Kuvendit, ku qeveria pritet të marrë votëbesimin në një seancë që, sipas burimeve, mund të zgjasë dy ditë, të enjten dhe të premten. Pas miratimit, kabineti i ri do të duhet të betohet mbi Kushtetutë në Presidencë.
Kuvend/ Ja emrat që propozohen për këshillin e Mandateve dhe atë të Legjislacionit
Në seancën plenare Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi lexoi emrat e propozuar për Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet dhe Këshillin për Legjislacionin. Opozita ka dorëzuar emrat e saj edhe përse është kundër strukturës së re të Kuvendit.
Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren
PS
Niko Peleshi
Taulant Balla
Ulsi Manja
Bledi Çuçi
Bledi Çomo
Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues
Arkend Balla anëtar zv/anëtarë
PD
Gazment Bardhi
Oerd Bylybashi
Elda Hoti
Gent Strazimiri
Saimir Korreshi
Ivi Kaso zv/anëtarë
Gerta Bardeli zv/anëtarë
Këshilli i Legjilacionit
PS
Fatmir Xhafaj
Damian Gjiknuri
Olsi Komici
Erion Malaj
Aulona Bylykbashi
Ani Dyrmishi zv/anëtarë
Erjona Ismaili zv/anëtarë
PD
Ivi Kaso
Arjan Ndoji
Gjin Gjoni
Greta Bardeli
Bledi Himçi
Oerd Bylykbashi zv/anëtarë
Gazment Bardhi zv/anëtarë
Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bykylbashi janë tre deputetët e Partisë Demokratike të cilët janë betuar ditën e sotme, në seancën e dytë të Kuvendit të Shqipërisë. Vokshi, Mediu dhe Bylykbashi së bashku me Jozefina Topallin munguan në seancën hapëse të legjislaturës së XI-të të parlamentit.
Ndërkohë Jozefina Topalli nuk është paraqitur as këtë seancë plenarë.