Arbitri Enea Jorgji pati disa episode të rëndësishme për të gjykuar në sfi dën Teuta–Skënderbeu, ku penalltitë dhe kartoni i kuq ndikuan në rrjedhën e takimit.
Në të dyja rastet e 11-metërshave, vendimet e tij ishin të drejta, ndërsa ndërhyrja e VAR-it ndihmoi në saktësimin e episodit në favor të korçarëve. Edhe anulimi i golit të Zenullarit pas penalltisë së Bismarkut dhe përjashtimi i Muço Boçit ishin vendime të drejta sipas pamjeve filmike.
Minutat 14-16-të: Penallti për Teutën, e fi ton mbrojtësi Jazxhi teksa pengohet nga Drame, nuk pajtohen me vendimin futbollistët e Skënderbeut. Vendim i drejtë i Jorgjit. Drame ndërhyn keq. (VIDEO)
Minuta e 58-të: Penallti për Skënderbeun, e fi ton Bismark, pas ndërhyrjes së Jazxhi. Gjyqtari Jorgji fi llimisht vijon lojën, teksa më pas thirret nga VAR-i duke akorduar 11-metërsh. Penallti e saktë. Jazxhi kryen faull. Vendim i drejtë. (VIDEO)
Minuta e 73-të: Teuta, me 10 lojtarë, Muço Boçi, ndëshkohet me karton të kuq, për reagim anti-sportiv ndaj mesfushorit Drame. Vendim i saktë i Jorgjit. (VIDEO)