Temperatura rekorde prej mbi 40 gradë janë regjistruar këtë javë në Kinë, lajmëruan mediumet shtetërore.
Kina në disa vitet e fundit po kalon në kushte ektreme të motit nga vala e të nxehtit deri tek thatësitë përmes reshjeve të fuqishme të shiut dhe vërshimet.
Kina është vendi i parë në botë pë.r emetim të gazrave të qelqit, por gjithashtu është edhe prodhues tejet i madh i energjisë ripërtëritëse dhe shpreson se do të arrijë neutralitet dioksid karboni deri në vitin 2060.
Mes qyteteve më të goditura nga temperaturat e larta është Xhexhou, metropol me 13 milionë njerëz dhe kryeqytet i provincës qendrore Henan, ku sot janë regjistruar 41 gradë Celsius, lajmëroi sot televizioni shtetëor CTV.
Në vendin Linxhu, pak më në veri, temperatura u ngrit deri 43,2 gradë Celsius, përderisa në qytetin Shaheu, në provincën veriore Hebej janë regjistruar 42,9 gradë Celsius, kumtoi shërbimi nacional meteorologjik.
Temperaturat ekstreme duhet të bien të premten, me rënie të përnjëhershme të cialt në disa vende do të jenë edhe për 15 gradë.
Kina në mënyrë të dukshme i rriti kapacitetet e veta në energjinë nga era dhe dielli në vitet e fundit, në mënyrë që ta ulë varshmërinë e ekonomisë së vet nga thëngjilli, i cili është burim mjaft ndotës i energjisë.
Megjithatë, sipas ekspertëve, Kina vonon në raport me një prej qëllimeve të veta më të rëndësishme për vitin 2030, ndërkaq ajo është ulja e intensitetit të dio0ksid karbonit (emetime të dioksid karbonit në rpaort me BPV-në) për 65 për qind në krahaim me vitin 2005.
Rritja e prodhimit të energjisë nga burime ripërtëritëse në Kinë çoi drejt uljes së emetimeve të dioksid karbonit në tremujorin e parë të vitit 2025, edhe pse fuqishëm rritet kërkesa për rrymë.
Me kapacitetet e veta të reja për energji nga era, dielli dhe energjia bërthamore, emetimi i dioksid karbonit në Kinë ra për 1,6 për qind në nivel vjetor, sipas Lauri Milivirta, analist në Qendrën për hulumtim të enerjgisë dhe ajrit të pastër (CREA), institut hulumtues me seli në Finlandë.
Kina muajin e kaluar kumtoi se kapaciteti i saj për prodhim të energjisë nga era dhe dielli në ttremujorin e parë e tejkalon prodhimin e termoelekttranave, që kryesisht vjen nga centralet e thëngjillit.
Thëngjilli mbetet element i i domosdoshëm në burimet e ndryshme energjetike të Kinës.
Edhe përkundër prëforcimit të prodhimit të energjisë nga burimet ripërtëritëse, Kina në vitin 2024 filloi me ndërtimin e centraleve të thëngjillit me kapacitet prej 94,5 gigavatë, që është 93 për qind nga prodhimi i përgjithshëm botëror vitin e kalaur, sipas rapsortit që në shkurt e publikoi SREA dhe trupi Global Energy Monitor (GEM) me seli në SHBA.
Prodhimtaria kineze e thëngjillit vazhdimisht rritet në vitet e fundit dhe shënoi rritje nga 3,9 miliardë tonë në vitin 2020 në 4,8 miliardë tonë në vitin 2024