Nëntë adoleshentë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja u ndaluan nga policia polake pasi hynë ilegalisht në kampin famëkeq nazist të shfarosjes në Auschwitz, raporton tvpworld.
Rojet e muzeut i kapën të rinjtë të hënën pasdite dhe njoftuan policinë. Grupi kishte hyrë me forcë në kompleks përmes gardhit, pasi rojet u kishin thënë se nuk mund të hynin pa bileta.
Adoleshentët, të moshës 18 deri në 19 vjeç, ishin të gjithë me origjinë hebraike, raportuan mediat polake.
Kompleksi Auschwitz, që përfshinte edhe zonën e madhe **Auschwitz II-Birkenau**, ishte kampi më i madh nazist gjermano-fashist i përqendrimit dhe shfarosjes i ngritur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
I krijuar në Poloninë e pushtuar, më shumë se një milion njerëz u vranë në atë vend, shumica prej tyre hebrenj.
Sot, vendi është muze dhe qendër përkujtimore.