Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell pesë shqiptarët me vlerësimet më të larta që luajnë jashtë kufijve.
Vendin e parë e mban mesfushori shqiptar Nazmi Gripshi i cili realizoi dygolësh për Astanën dje dhe është vlerësuar me notën 8.9. Ish-sulmuesi i Partizanit, Tedi Cara pozicionohet në vendin e dytë pasi shënoi dy gola në fitoren e Oleksandrias.
Portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha ka mbajtur portën e paprekur dhe ka bërë 4 pritje vendimtare në fitoren e AEK Athens. Ai është vlerësuar më notën 8.0. Me të njëjtën notë është vlerësuar dhe sulmuesi i Kombëtares, Anis Mehmeti i cili shënoi gol dhe dhuroi asist në fitoren e Bristol Sitit.
Top 5-shja plotësohet me sulmuesin Armando Sadiku i cili shënoi golin e vetëm për Bellinzonën në barazimin me Rapersvil-Jona.
PANORAMASPORT.AL