Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i kujtoi të shtunën kryeministrit hungarez Viktor Orban, i pranishëm në samitin e Organizatës së Shteteve Turke në qytetin Shuşa, në rajonin e Karabakut të Azerbajxhanit, se ai përfaqëson Hungarinë dhe jo Bashkimin Evropian. presidenca e rradhës së të cilit u mor nga Budapesti më 1 korrik, informon AFP.
“Pjesëmarrja e kryeministrit Viktor Orban në samitin joformal të Organizatës së Shteteve Turke në Shuşa më 5 dhe 6 korrik u zhvillua ekskluzivisht në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe mes Hungarisë dhe kësaj organizate”, theksoi Borrell në një deklaratë për shtyp.
Ky paralajmërim vjen pas një vizite në Moskë të Viktor Orban, e cila shkaktoi bujë në Bruksel.
“A na lejohet të hamë darkë apo na duhet mandat nga Këshilli Europian edhe për këtë, drejtori politik i Orbanit u përgjigj menjëherë me ironi në platformën X.
Organizata e Shteteve Turke është një organizatë ndërkombëtare e shteteve turqishtfolëse, e themeluar nën emrin e Këshillit Turk në vitin 2009 nga Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgistani dhe Turqia. Hungaria u bë shtet vëzhgues në vitin 2018.
Sipas Orbanit, kjo organizatë e afërt me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, është “një shtyllë thelbësore e bashkëpunimit Lindje-Perëndim”, tha një nga bashkëpunëtorët e tij në X.
BE-ja hodhi poshtë deklaratat e Turqisë në vitin 2022 në lidhje me pranimin e Republikës së vetëshpallur Turke të Qipros Veriore si anëtare vëzhguese e organizatës.
“Bashkimi Evropian hedh poshtë përpjekjet e Organizatës së Shteteve Turke për të legjitimuar entitetin secesionist turko-qipriot, të ashtuquajturën “Republika Turke e Qipros Veriore”, e pa njohur në nivel ndërkombëtar, si vëzhgues” brenda organizatës, Borrell. përsëriti të shtunën.