Trabzonspori shpenzoi 9,5 milionë euro në total për të transferuar Ernest Muçin. Sot janë zyrtarizuar edhe detajet përfundimtare të kontratës.
Për herë të parë, 25-vjeçari do përfitojë në karrierën e tij 2,5 milionë euro në sezon. Kontrata ndërkohë është e vlefshme deri në vitin 2029, por me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Nëse Muçi do vazhdojë edhe për sezonin 2029/30 me Trabzonsporin, atëherë do të përfitojë 2,75 milionë euro në sezon. Dhe pse më parë u tha në Turqi se paga e mesfushorit me tipare sulmuese është 3,5 milionë euro, nuk rezulton kështu.
Megjithatë, Muçi bën pjesë te lojtarët më të paguar të Kombëtares tashmë. Numri 10 i Trabzonsporit po ashtu ishte ndër lojtarët më të mirë të Superligës turke për këtë sezon, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e transferimit jashtë Turqisë.