Vllaznia mori një fitore ndaj Dinamos, megjithatë tifozët duket se janë të zhgënjyer. Në ndeshjen e djeshme, shumë pak ishin në stadium megjithëse nuk munguan batutat.
– Në stadium nuk janë shumë të pranishëm, situata problematike tek shkodranët duket se ka ndikuar tek tifozët. Ku numri i tyre është i ulët pavarësisht rëndësisë së sfidës.
– Ka batuta tek tribuna e medias që është më e boshatisur se zakonisht, “kësaj radhe paskan bojkotuar gazetarët”.
– Debuton në stolin e Vllaznisë, Csaba Laszlo, me hungarezin që pritet me kureshtje nga të pranishimit në tribunën kryesore.
– Bën përshtypje vendosja në qendër të mbrojtjes e Gurishtes e Mustes tek Vllaznia, me asnjërin prej dyshes me rol natyral. Ku duket se Laszlo i ka besuar eksperiencës së dy futbollistëve.
– Trajneri Laszlo e ka me Muratajn , ku i kërkon mesfushorit të luajë shpejtë dhe jo të mbajë topin më shumë seç duhet.
– Nuk e mban vendi Lazslon tek Vllaznia, trajneri jep vazhdimisht udhëzime për ekipin e tij. Në krahun tjetër shumë i qetë qëndron Daja.
– Tifozët e Vllaznisë duartrokasin lojën e ekipit, duke komplimentuar edhe trajnerin Laszlo.
– Dinamo vonon të dalë nga dhomat e zhveshjes në startin e pjesës së dytë. Këshillat e trajnerit Daja duket se kanë qenë të shumta, teksa Vllaznia pret rreth 3 minuta për daljen e kryeqytetasve.
– Nxehen “gjakrat” në një moment mes Mustes dhe Vilës, ku ndaj elbasanasit të Vllaznisë ka një faull nga lojtarët e Dinamos. Vendim që kundërshtohet nga numri 10-të i bluve.
– Tifozët “ngacmojnë” shpesh Ilir Dajën, duke kujtuar polemikat e së shkuarës. Me trajnerin kryeqytetas që nuk reagoj, por jep një buzëqeshje ironike.
– Vonon në zëvendësime stafi i Dinamos, që pasohet me batutat e Dajës: “Ende s’e ke mësuar tabelën o vëlla”.
– Mbyllet me një sukses të Vllaznisë, që është i pari këtë edicion. Me stadiumin dhe ekipin që ka entuziasëm në vërshëllimën finale, ku kuqeblutë tashmë “marrin” frymë. Ndërsa për Dinamon një natë “jo”, me kryeqytetasit që ishin larg performancave të javëve të shkuara.
PANORAMASPORT.AL