103
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Edicioni i 31-të i Panairit të Verërave dhe Gështenjave ka ngritur siparin të premten në Pogradec.
Qyteti liqenor është shndërruar në kryeqendrën e festimeve, të cilat do të vijojnë deri të shtunën në mbrëmje me koncerte dhe aktivitete të shumta kulturore.
Në stendat e panairit, vizitorët mund të gjejnë verëra cilësore, të prodhuara sipas traditës së kësaj treve, nga kantina dhe prodhues vendas.
Pogradeci njihet gjithashtu për gështenjat, të cilat kanë një ëmbëlsi të veçantë dhe gjenden dendur në fshatrat përreth liqenit të Ohrit. Edhe pse çmimi i tyre është relativisht i lartë, ato nuk mungojnë në tryezat e festave.
Në përmbyllje të panairit, pritet të ndahen çmimet për kantinat dhe prodhuesit artizanalë më të mirë të verës, si edhe për poezitë dhe pikturat më të spikatura.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com