105
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Një zjarr ka shpërthyer rreth orës 05:30 të mëngjesit në një banesë, e cila sipas informacioneve të para dyshohet të ketë qenë e pabanuar, në Rrokaqiellin e Pejës.
Si masë sigurie, banorët janë evakuuar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Indeksonline sot, rreth ores 05:40. policia është njoftuar se në rrugën Bill Klinton në Pejë, në ndërtesën Rrokaqielli, në katin e tetë, një banesë është përfshirë nga zjarri.
“Në vendngjarje kanë dalë Policia, zjarrfikësit dhe një ekip mjekësor. Policia ka evakuuar disa banorë, pasi disa banesa më lart ishin përfshirë nga tymi. Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka të lënduar. Në vendngjarje ndodhen njësitë kompetente policore”, tha Gashi duke shtuar se shpejt pritet të dal edhe eksperti i zjarreve.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com