127
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Këtë të shtunë u zhvillua faza e dytë e Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe Shqipëri-Kosovë në nivelin e Zyrave Vendore Arsimore, ku nxënësit e klasave të nënta testuan njohuritë e tyre dhe dëshmuan lidhjen e fortë me gjuhën dhe identitetin kombëtar.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale e cilësoi këtë olimpiadë si një kremtim të bukurisë së shqipes që bashkon të gjithë shqiptarët, duke theksuar rëndësinë e saj si një urë bashkëpunimi mes të rinjve në Shqipëri dhe Kosovë.
Kjo nismë e përbashkët synon të forcojë dashurinë për gjuhën shqipe dhe të nxisë shkëmbimin arsimor dhe kulturor mes dy vendeve.
Finalja e Olimpiadës do të zhvillohet më 23 maj në Prishtinë, ku do të përballen nxënësit më të mirë të këtij edicioni.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com