Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të mërkurë raundin e 35-të, ose thënë ndryshe të parafundit të sezonit të rregullt. Në fund të pesë takimeve, Dinamo iu bashkua AF Elbasanit, Vllaznisë dhe Egnatias në ‘Final 4’, si katër skuadrat që do të garojnë për titullin kampion. Ndërkohë, Flamurtari pas barazimit 1-1 në shtëpi kundër Teutës bëhet skuadra e parë e rrëzuar në Kategorinë e Parë.
Ndryshe nga raundi i 34-t që u zhvillua të shtunën dhe ku katër nga pesë ndeshjet kishin hijen e tolerimit, sot skuadrat u kujdesën që tolerimet mos ishin shumë të dukshme, edhe pse nuk munguan rezultatet surprizë.
Në Ballsh, vendasit e Bylisit bënë surprizën e madhe duke mposhur 2-1 kryesuesit e AF Elbasanit. Bylisi është ‘me hap kampioni’ pasi ka tre fitore radhazi, pikë që e kanë nxjerrë nga zona e ftohtë, megjithatë mbijetesën do ta diskutojë të dielën në orën 16:00 në ndeshjen e fundit të Superligës, atë direkte kundër Vorës.
Këta të fundit barazuan 2-2 kundër Dinamos në ‘Air Albania’. Paçka se dinamovitët shënuan dy herë në pjesën e parë, vorakët barazuan 2-2. Dinamo zyrtarisht do të jetë në garë për titullin kampion, ndërsa më 13 maj do të diskutojë edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë në finalen kundër Egnatias.
Rrogozhinasit nga ana e tyre fituan 2-0 kundër Partizanit duke bërë që Nevil Dede të debutonte me tri pikë në stolin e Egnatias.
Në ‘Selman Stërmasi’ KF Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në ‘Klasike’ kundër Vllaznisë dhe është thuajse e mbijetuar, por kërkon të shmangë zonën play-out, teksa ndeshjen e fundit e ka kundër AF Elbasanit në udhëtim. Nuk mungoi tensioni në kryeqytet, me miqtë nga Shkodra që e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak.
Superliga, raundi 35-të:
E mërkurë, 06 maj 2026 – 16:00
Bylis 2-1 AF Elbasani
Dinamo 2-2 Vora
Egnatia 2-0 Partizani
Flamurtari 1-1 Teuta
KF Tirana 1-0 Vllaznia
Superliga, raundi 36-të (i fundit):
E diel, 10 maj 2026 – 16:00
AF Elbasani – KF Tirana
Partizani – Dinamo
Teuta – Egnatia
Vllaznia – Flamurtari
Vora – Bylis
Renditja:
