Homazhet u zhvilluan pranë Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”, ku morën pjesë Presidenti Bajram Begaj, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, drejtues të lartë të policisë, autoritete vendore, kolegë dhe qindra qytetarë.
Ceremonia mortore u shoqërua me akuza të forta ndaj institucioneve. Në prani të Presidentit Bajram Begaj, xhaxhai i efektivit të vrarë shpërtheu në lot dhe kërkoi përgjegjësi për mënyrën si ishte organizuar operacioni.
“Po na vriten djemtë. Na mbyllën derën. Mos i lini kriminelët. Merrni masa se po na vrisni rininë. Bëjuni të zot të vendit se e latë këtë vend në duar të kriminelëve. Po sundojnë kriminelët në çdo cep. Nuk po sundon policia, por po sundon krimi”, shprehet Hazbi Mekolli.
Duke kundërshtuar Kreun e Policisë së Shtetit, xhaxhai theksoi se ne operacion ishin vetëm 6 efektive të pambrojtur, jo 40-të.
“Pa asnjë lloj mbrojtjeje. Personi që e ka urdhëruar duhet të përgjigjet para ligjit. Në operacion kanë qenë gjashtë veta. Më vonë kanë vajtur forca të tjera nga policia”, tha xhaxhai.
Në homazhe ranë në sy dhjetëra efektivë të cilët qëndronin të rreshtuar në heshtje… shumë prej tyre nuk i mbanin lotët për kolegun e vrarë në detyrë.
Të afërmit e përshkruajnë Enea Mekollin si djalë të përkushtuar ndaj familjes, besimtar, korrekt në detyrë. Fillimisht kishte shërbyer në Policinë Rrugore, ndërsa prej rreth dy vitesh ishte pjesë e forcës së posaçme “Shqiponja”.
Enea Mekolli la pas prindërit, motrën, gruan dhe një foshnjë vetëm 9 muajshe. Tragjedia për familjen rëndohet nga fakti se pak kohë më parë ka ndërruar jetë nga luecemia dhe vëllai i tij. Për këtë arsye, familjarët kërkuan që efektivi të prehet në vendlindjen e tij, në Blacë të Pogradecit.
Megjithëse protokolli parashikonte të prehej në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, dëshira e familjes ishte që dy vëllezërit të qëndronin pranë njëri-tjetrit edhe pas vdekjes….


Efektivi Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit, të pranishëm Lamallari e Hita

Një numër i madh njerëzish po merr pjesë në përcjelljen e efektivit Enea Mekolli për në banesën e fundit.
Të pranishëm janë edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe kryepolici Hita.
Xhaxhai i efektivit të vrarë i kërkon llogari Begajt: Bëhuni të zotët e vendit se na fundosët të gjallë, na është mbyllur dera e shtëpisë

Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekollit, i kërkoi presidentit Bajram Begaj që shteti të merrte masa për ngjarjen e rëndë. Me lot në sy, ai i tha Begajt se u është mbyllur dera e shtëpisë dhe se krimi po sundon vendin. Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë mortore për Enea Mekollin, homazhe që po mbahen në Pogradec.
“Po na vriten djemtë. Na mbyllën derën. Mos i lini kriminelët. Merrni masa se po na vrisni rininë. Bëjuni të zot të vendit se e latë këtë vend në duar të kriminelëve. Po sundojnë kriminelët në çdo cep. Po sundon dot policia, por po sundon krimi. Bëni detyrën se na fundosët. Jetojmë kot, na mbytët. Si e dërgoni pa masa mbrojtëse, po vriten me mijëra në krye të detyrës e s’po bëni gjë”, tha xhaxhai i Enea Mekollit.
K.B/Shqiptarja.com
Homazhet për efektivin Enea Mekolli, mbërrin Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka mbërritur në homazhet që po mbahen për Enea Mekollin, policin që humbi jetën në krye të detyrës në operacionin e së enjtes në Maliq.
Ai iu drejtua familjarëve për t’iu shprehur ngushëllimet.