Kombëtarja e vajzave të Shqipërisë ka arritur një sukses historik, duke siguruar për herë të parë kalimin në fazën play-off të kualifikueseve për Botërorin 2027. Ky rezultat vjen pas fitores 5-2 ndaj Malit të Zi, që konsiderohet si një nga arritjet më të rëndësishme në historinë e futbollit të vajzave në vend.
Me këtë fitore, ekipi kuqezi ka shkruar historinë, duke siguruar pjesëmarrjen në raundin e parë të play-off-it të Botërorit.
Pas këtij suksesi, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes rrjeteve sociale shprehu krenarinë për arritjen e ekipit. Ai shkroi:
“Mirëmëngjes dhe me krenari për vajzat kuqezi që pas vetëm 16 vitesh rrugëtim, bënë histori duke siguruar një vend në PlayOff-in e Kupës së Botës, FIFA Brazil 2027, ju uroj një ditë të mbarë”.
Ky rezultat shënon një hap të rëndësishëm përpara për futbollin e vajzave në Shqipëri dhe një arritje historike për përfaqësuesen kuqezi.