Afrikanët e nisën mirë ndeshjen dhe Brahim Diaz asistoi bukur për Saibarin, me këtë të fundit që lëshoi një ‘predhë’ me të djathtën nga brenda zone duke e ndalur pas krahëve të Gunn.

Maroku vijoi me lojën e bukur dhe rastet për shënim, por edhe Skocia ngacmoi në disa momente, teksa nuk mundi ta godiste në asnjë rast portën rivale. Fundi i ndeshjes i pa skocezët të hedhur në sulm, por Maroku nuk përfitoi për të ‘vulosur’ sfidën me golin e dytë. Në fund Maroku gjeti fitoren e parë në këtë Kupë Bote dhe me katër pikë mban kreun e Grupit C.

Pas dy ndeshjeve të para, Haiti me zero pikë është skuadra e parë e eliminuar zyrtarisht nga Kupa e Botës. Grupi C kryesohet nga Brazili me katër pikë, ndjekur nga Maroku po me këtë kuotë pikësh, por amerikano latinët kanë golavarazhin më të mirë. Më pas vjen Skocia me tre pikë.

Ndeshjet e fundit në këtë grup do të jenë Skoci – Brazil dhe Marok – Haiti më 25 qershor.