“Final 4” kishte si qëllim vetëm një gjë, të garantonte stadiume të mbushura për ndeshjen e titullit kampion. Dhe në këtë drejtim, skema e “Final 4” ka dështuar plotësisht pasi jo vetëm nuk ka mbushur stadiumet, por në të kundërt, i ka zbrazur ato.
Skema u ndërtua në mënyrë të tillë që “Air Albania” të shihte të kurorëzohej kampionen e edicionit. Dhe këtë vit, rrezikon të mos ndodhë një gjë e tillë pasi festa e titullit mund të zhvendoset në “Elbasan Arena”. Dhe meqë Egnatia është favorite për titullin, ndeshja mes dy vendeve të para të sezonit të rregullt, Vllaznia dhe Elbasani, është kthyer praktikisht në një miqësore vere.
Siç shihet në pamjet në videon e mëposhtme, disa minuta para asaj që duhej të ishte finalja për titullin, tribunat janë thuajse plotësisht bosh. Vetëm grupimet ultras të dy skuadrave kanë vendosur me sa duket të ndjekin këtë ndeshje, pasi pjesa tjetër nuk ka ardhur as për statistike, duke konfirmuar se “Final 4” bëri maksimumin që të largonte edhe ata pak tifozë që kishin mbetur në tribunat e stadiumeve.
SHIH VIDEON