Hubert Hasenauer, rektori i Universitetit BOKU të Vjenës, u nderua me Yllin e Mirënjohjes Publike nga kryeministti Edi Rama në një ceremoni në kryeministri. Ai u vlerësua për kontributin në bashkëpunimin me UBT sipas modelit të universitetit të Vjenës në rrugën e njehsimit të diplomave.
Kryeministri Rama, në fjalën e tij, theksoi se nderimi i profesorit nga Vjena tregon lidhjen e fortë mes Shqipërisë dhe Austrisë, teksa kujtoi edhe një sërë emrash që dhanë kontribut në këtë aspekt.
“Unë besoj se kjo e sotmja nuk është thjesht një ceremoni nderimi për një individ që e meriton plotësisht këtë nderim, por është edhe një moment simbolik që rinxjerr në pah lidhjen mes dy traditash të vjetra, dhe jo të vogla, austriake dhe shqiptare, në një spirale të përbashkët vlerash si dija, përkushtimi dhe dashuria për tokën, e vetë njeriut.”, u shpreh kryeministri.
Kreu i qeverisë kujtoi edhe momentin kur shkuan në Universitetin në Vjenë, ku edhe nisi bashkëpunimi dhe UBT-së. Falë kontributit të profesorit, Rama tha se Universitetit Bujqësor i rilindi dëshira dhe pasioni.
“Falë kontributit tuaj profesor, universiteti bujqësor i ka lindur ambicia, i ka lindur dëshira dhe pasioni. I ka rilindur besimi, që mbështetet te një trupë akademike që individualisht i ka vlerat, por kolektivisht e kishte të vështirë të mblidhej dhe të ndihej e bashkuar për një qëllim. Ju jeni pjesë e jona”, theksoi ai.
Teksa e nderoi me medaljen, Rama paralajmëroi se do t’i japë atij edhe pasaportën shqiptare. Mes batutash i tha profesorit se nuk do të ikë nga kjo botë pa u bërë austriako-shqiptar.
“Edhe një gjë duhet të përgatitësh që do të të vijë pa marrë leje pasaporta shqiptare se s’do ikësh nga kjo botë si austriak por si austriako shqiptar.”, shtoi kryeministri.
Në fjalën e tij, profesori Hasenauer vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me kryeministrin dhe UBT-në.
“Unë sot me kënaqësi mund të them se ne ia kemi dalë, theksoj ne sepse ky nder që më bëni është vlerësim për të gjithë ne. I gjithë personeli mësimdhënës në Universitet ka qenëe pjesë e këtij rrugëtimi për ndryshim. Vlerësoj shumë synimin tuaj dhe ambicien tuaj.”, theksoi mes të tjerash ai.
Rektori i Universiteti BOKU vlerësohet me Yllin e Mirënjohjes Publike: Dekorata, frymëzim dhe përkushtim për të ardhmen
Hubert Hasenauer, rektori i Universitetit të BOKU në Austri, pasi u dekorua nga kryeministri Edi Rama me Yllin për Mirënjohje Publike, tha se këtë vlerësim e sheh si një frymëzim dhe përkushtim më të madh për të ardhmen. Ai vlerësoi edhe bashkëpunimin me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe kryeministrin Rama.
“Bashkëshortja ime ishte këtu fundjavën e shkuar. Pas 15 vizitësh i thashë eja me mua. Tha u kënaqa aq shumë sa tha kur do kthehem sërish në Shqipëri. Si filloi e gjithë kjo. Kur takova kryeministrin, rektorin në qershor 2021 në BOKU s’e pata idenë se çfarë rrugëtimi do vijonim, por ishte e qartë se ju të gjithë kishit vision të madh për të bërë për brezat e ardhshëm. Gjatë karrierës time, kam takuar individë dhe menjëherë di të dalloj nëse njerëzit janë seriozë. E kuptova se e kishit me të vërtetë. Unë sot me kënaqësi mund të them se ne ia kemi dalë, theksoj ne sepse ky nder që më bëni është vlerësim për të gjithë ne. I gjithë personeli mësimdhënës në Universitet ka qenëe pjesë e këtij rrugëtimi për ndryshim. Vlerësoj shumë synimin tuaj dhe ambicien tuaj.”, theksoi mes të tjerash ai.