Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve ka zhvilluar një sërë takimesh në SHBA në kuadër të programit U.S. Department of State, duke u fokusuar në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.
shoqata e prokurorëve
Gjatë vizitës, ai u takua me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Karolinës së Veriut, Paul Newby, si dhe me ish-prokurorin federal Robert Higdon Jr.. Po ashtu, u zhvilluan takime me ekspertë të ndjekjes penale dhe krimeve financiare, përfshirë Jordan Ford.
Në vijim, delegacioni pati takime edhe me prokurorin federal Russ Ferguson dhe drejtuesin e prokurorisë në Tulsa, Steve Kunzweiler.
Sipas njoftimit, këto takime shërbyen për njohjen me praktikat më të mira amerikane në ndjekjen penale dhe administrimin e drejtësisë, si dhe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe rritjes së kapaciteteve institucionale në të ardhmen.
Njoftimi:
Këtë javë, Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve mori pjesë në takimin e zhvilluar me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Karolinës së Veriut, SHBA, gjyqtarin Paul Newby, si dhe me Prokurorin e Përgjithshëm të 47-të të këtij shteti emëruar nga Presidenti i SHBA-ve, Z. Robert Higdon Jr.
Në vijim, u zhvillua një takim me prokurorin Jordan Ford, Drejtues për Krimet Financiare pranë Konferencës së Prokurorëve të Karolinës se Veriut, një organizatë e themeluar për të mbështetur dhe koordinuar punën e zyrave të prokurorive në këtë shtet. Gjithashtu, u zhvilluan takime me Prokurorin Federal Russ Ferguson dhe me Drejtuesin e Prokurorisë së Tulsas, Oklahoma, prokurorin Steve Kunzweiler.
Takimet u zhvilluan në kuadër të programit IVLP të Departamentit të Shtetit dhe shërbyen si një mundësi e rëndësishme për njohjen me përvojën dhe praktikat më të mira në fushën e ndjekjes penale dhe administrimit të drejtësisë në SHBA, si edhe për prezantimin e Shoqatës së Prokurorëve.
Në këto takime u diskutua për rëndësinë e shkëmbimeve profesionale për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e efikasitetit të ndjekjes penale, si dhe për mundësinë e bashkëpunimeve të ardhshme me Shoqatën e Prokurorëve në këtë drejtim.