7
previous post
Klubi i volejbollit Drita ka siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës, pasi mposhti Pejën me rezultat 3:1 (25-22, 28-30, 25-21, 25-20) në gjysmëfinalen e parë të Final Four.
Gjilanasit fituan setin e parë 25-22, ndërsa Peja reagoi në një set dramatik të dytë që e fitoi 30-28.
Megjithatë, Drita riktheu kontrollin e lojës duke fituar dy setet e radhës 25-21 dhe 25-20, për të siguruar biletën për finale.
Në finale, Drita do të përballet me fituesin e gjysmëfinales së dytë mes Ferizaj dhe Luboteni.
Ndeshjet e Final Four po zhvillohen në Pallatin e Sporteve ‘1 Tetori’ në Prishtinë.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com