Partizani kaloi në epërsi me golin e Human pas 22 minutave lojë, por KF Tirana përmbysi me
Derbi i fundit i këtij sezoni mes KF Tiranës dhe Partizanit foli 2-1 për bardheblutë, teksa vlente për ndeshjen hapëse të raundit të 33-të të Superligës. Djemtë e Orges Shehit përmbysën rivalët e qytetit në sfidën më të zjarrtë në Shqipëri dhe rrisin shanset për mbijetesën në një sezon më shumë se të vështirë, kur kanë mbetur edhe tre duele nga fundi i kampionatit të rregullt. Nga ana tjetër humbja në derbi mund të jetë fatale për Partizanin që kërkon një vend në ‘Final 4’ në mënyrë që të garojë për titullin kampion. Në katër sfidat e zhvilluara mes tyre gjatë edicionit 2025-26, të dyja klubet kanë nga dy fitore.
NDESHJA – Përballja nisi më mirë për Partizanin e Oltijon Kërnajës, teksa në minutën e 22-të Human kaloi në avantazh ‘Demat e Kuq’ pa shumë lodhje. Fill pas golit, disa tifozë të KF Tiranës u përleshën me sigurinë e stadiumit. Prezenca e policisë bëri që gjithçka të qetësohej brenda dy minutave..
HISTORIA – Në 212 sfidat mes tyre në të gjitha kompeticionet, Partizani kryeson me 84 fitore, kundrejt 63 fitoreve të KF Tiranës, ndërsa 65 ndeshje janë mbyllur në barazim.
RENDITJA – Me këtë sukses KF Tirana ngjitet në kuotën e 35 pikëve për vendin e shtatë, teksa ka një ndeshje më shumë se Bylisi dhe Vora. Partizani me 45 pikë mbetet në vendin e pestë.
KALENDARI – Superliga çeli sot këtë raund, ndërsa do vijojë të dielën dhe të hënën me katër ndeshjet e mbetura.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Vera, Ndong, Halili, Kresic, Rafael, Myslovic, Cobiljar, Haxhiu, Xhixha, Tabekou Trajner: Orges Shehi
Partizani: Qirko, Preka, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Qaka, Doumbia, Human, Isgandarli, Sidibe, Contreras Trajner: Oltijon Kërnaja
Rundi i 33-të:
KF Tirana 2-1 Partizani, 25 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Air Albania”
Bylis – Teuta, 26 prill 2026, ora 16:00, stadiumi “Adush Muçaj”
Egnatia – FK Vora, 26 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Arena Egnatia”
AF Elbasani – Vllaznia, 27 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Elbasan Arena”
Flamurtari – Dinamo, 27 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Flamurtari”
Renditja:
Përleshje në ‘Air Albania’ pas golit të Partizanit, tifozët e KF Tiranës grushta me sigurinë! Policia qetëson ultrasit
Koreografitë/ ‘Myte myte Partizoni’ në derbi, ‘Tirona Fanatics’ iu kujton datën e themelimit
Në nisje të derbit mes KF Tiranës dhe Partizanit, dy tifozeritë kanë shpalosur banderolat dhe koreografitë. ‘Ultras Guerrils’ të Partizanit kanë shfaqur pankartën me ngjyrë të kuqe ku shkruhej: Myte myte Partizani. Nga ana tjetër, ‘Tirona Fanatics’ iu ka kujtuar datën e krijimit, vitin 2006, teksa shkruanin ‘Ata duan që ne të rrëzohemi, ne qëndrojmë mbi të gjithë’.
Radhë jashtë stadiumit, tifozët fillojnë të mbushin shkallët e ‘Air Albanias’! Kontrolle nga policia
Si sfidë shahu ku nuk lejohen gabimet, Shehi dhe Kërnaja publikojnë formacionet e derbit KF Tirana – Partizani
Në prag të ndeshjes derbi mes KF Tiranës dhe Partizanit, janë mësuar edhe vendosjet në fushë të dy skuadrave.
FSHF ka vendosur edhe për arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë ndeshje. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Florjan Lata, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Egin Doda.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Kreshnik Cjapi. Ndërkohë nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Latës do të vijnë Albert Doda dhe asistenti i tij që do të jetë Olsid Ferataj.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Vera, Ndong, Halili, Kresic, Rafael, Myslovic, Cobiljar, Haxhiu, Xhixha, Tabekou Trajner: Orges Shehi
Partizani: Qirko, Preka, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Qaka, Doumbia, Human, Isgandarli, Sidibe, Contreras Trajner: Oltijon Kërnaja
KF Tirana – Partizani, sfida e zbërthyer në gjuhën e statistikave
Kryendeshja e javës së 33-të në Superligë sjell përballjen më të shumëpritur të futbollit shqiptar, derbin mes KF Tiranës dhe Partizanit, një sfidë që këtë herë vjen me peshë të jashtëzakonshme për objektivat e sezonit.
Dy skuadrat e kryeqytetit hyjnë në këtë duel me synime të ndryshme, por me të njëjtin presion për rezultat. Partizani vijon garën e fortë me Dinamon për një vend në “Final 4”, ndërsa KF Tirana lufton me Flamurtarin për të shmangur zonën e play-out-it dhe për të siguruar qëndrimin në elitë. Katër javë nga fundi i sezonit të rregullt, çdo pikë ka vlerë vendimtare.
Ndeshja në stadiumin “Air Albania” pritet të jetë një pikë kthese për të dyja ekipet, pasi një fitore mund të ndryshojë ndjeshëm rrjedhën e sezonit. Statistikat tregojnë një duel të balancuar, ku asnjëra skuadër nuk ka dominuar plotësisht kampionatin në aspektin e kontrollit të lojës. Të dyja ekipet kanë një mesatare zotërimi topi nën 50%, ndërsa efikasiteti në fazën sulmuese mbetet një element për t’u përmirësuar.
Partizani renditet i teti për goditje drejt portës me 8,53 për ndeshje, ndërsa KF Tirana mbyll renditjen me 7,5. Në fazën mbrojtëse, të kuqtë shfaqen më të konsoliduar, duke lejuar mesatarisht 9,5 goditje në portë, ndërsa bardheblutë përballen me më shumë presion, me rreth 13 goditje të pësuara për ndeshje.
Një aspekt pozitiv për të dyja skuadrat mbetet disiplina në fushë, me një numër të ulët faullesh për ndeshje, si dhe balanca mes eksperiencës dhe rinisë. Partizani është skuadra më e re e kampionatit me një mesatare moshe 24,4 vjeç, ndërsa KF Tirana ndërthur eksperiencën me energjinë, me një mesatare prej 26,6 vjeç.
Ky do të jetë derbi i fundit i sezonit dhe një përballje që premton emocione të forta deri në minutën e fundit. Në një sfidë ku detajet bëjnë diferencën, KF Tirana dhe Partizani do të kërkojnë maksimumin për të arritur objektivat e tyre dhe për të shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e derbit të kryeqytetit.