Agresori pas neutralizimit nga Policia, deklaroi se synonte që qëllonte mbi zyrtarët e administratës së Presidentit Trump. Gjatë të shtënave në darkën e gazetarëve, mbeti i plagosur lehtë edhe një prej agjentëve të sigurisë, i cili pasi mori trajtim mjekësor në spital, ndodhet në gjendje të qëndryeshme.
Të shtëna me armë, panik dhe rrëmujë. Ajo që duhet të kishte qenë një festë me përfaqësuesit e medias ku për herë të parë merrte pjesë dhe presidenti Donald Trump, u shndërrua në një makth.
Një person, i identifikuar si Cole Thomas Allen, hapi zjarr në hollin e hotelit Hilton në Uashington, D.C., ku po mbahej darka për korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan, së bashku me gruan e tij Melania, u evakuuan shpejt në një vend të sigurt, e po ashtu dhe zëvendëspresidenti J.D. Vance.
Agresori, një 31-vjeçar nga Kalifornia, u neutralizua nga forcat e rendit. Sipas CBS News, ai deklaroi se synonte të qëllonte “zyrtarët qeveritarë”. Një roje sigurie u plagos lehtë gjatë të shtënave. Ai u trajtua në spital dhe u lirua.
Sulmi me armë, liderët e botës i dërgojnë mesazhe presidentit Trump
Të ftuarit u fshehën poshtë tavolinave, ndërsa vetëm pak më pas, Trump postoi në Truth Social se autori i të shtënave ishte “kapur”.
“Kam rekomanduar që ‘ta vazhdojmë shfaqjen’, por do të udhëhiqem plotësisht nga forcat e rendit. Pavarësisht këtij vendimi, mbrëmja do të jetë shumë ndryshe nga sa ishte planifikuar dhe thjesht do të na duhet ta bëjmë përsëri”, shkroi ai, ndërsa më vonë u tha se do të planifikohej sërish pas 30 ditësh.
Trump tha se një agjent i Shërbimit Sekret u qëllua nga një distancë shumë e afërt, por u shpëtua nga jeleku i tij antiplumb.
“Sapo fola me agjentin dhe ai është shumë mirë,” tha Trump. “Ai është në gjendje shumë të mirë shpirtërore, dhe ne i thamë që e duam dhe e respektojmë, dhe ai është një njeri shumë krenar.”
Në fillim ai nuk ishte i sigurt nëse zhurma ishte një tabaka që ra apo një plumb, tha presidenti.
“Shpresoja që të ishte një tabaka, por nuk ishte.”
Trump krahasoi rreziqet e profesionit të presidentit me profesione të tjera, përfshirë garat me makina dhe ndeshjet me dem, duke vënë në dukje se rreth 5.8% e presidentëve amerikanë janë qëlluar.
“Vështirë të përfytyrosh profesione më të rrezikshme”, tha ai, duke shtuar se të qenit drejtues do të thotë se duhet “të marrësh rreziqe”.
Ai u pyet se si ky incident do të ndikojë tek ai si lider.
“Preferoj të mos mendoj për këtë,” u përgjigj ai. “Unë bëj një jetë mjaft normale duke marrë parasysh gjithçka, është një jetë e rrezikshme. Mendoj se e menaxhoj sa më mirë që mund të menaxhohet.”
Ai tha se ka lexuar histori për njerëz që përballen me situata të tilla dhe “përfundojnë të shkatërruar psikologjikisht”.
“Sinqerisht, unë nuk jam i tillë. E marr siç vjen. E bëj për vendin. Nuk e bëj për ndonjë arsye tjetër.”
Ai shtoi se edhe Zonja e Parë e kupton rrezikun e këtij posti dhe se është e rrezikshme edhe për të. Më herët, Trump tha se ngjarja ishte traumatike për Melanian.
Sulmi me armë, liderët e botës i dërgojnë mesazhe presidentit Trump
Udhëheqës nga e gjithë bota kanë reaguar ndaj një të shtënë me armë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.Kryeministri kanadez Mark Carney thotë se është “i lehtësuar” që Presidenti Trump dhe zonja e parë, së bashku me të pranishmit, janë të sigurt. Ai shton: “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë tronditur nga ky incident shqetësues”. Homologu i tij australian, Anthony Albanese, gjithashtu thotë se është “i lumtur të dëgjojë” se të pranishmit në vendngjarje janë të sigurt. “Ne vlerësojmë punën e Shërbimit Sekret dhe të forcave të rendit,” shton ai.Kaja Kallas, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, shpreh mbështetjen e saj për presidentin amerikan, zonjën e parë dhe të gjithë pjesëmarrësit, duke shtuar se “dhuna politike nuk ka vend në demokraci”. Kryeministri britanik Keir Starmer thotë se “çdo sulm ndaj institucioneve demokratike ose lirisë së shtypit duhet të ndëshkohen në format më të fuqishme.”Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, “dënon fuqishëm tentativën e sulmit” dhe shpreh “urimet më të mira” për të pranishmit që ndodheshin në vendngjarje.Shehbaz Sharif, kryeministri i Pakistanit, thotë se është “thellësisht i tronditur” nga të shtënat dhe i përcjell “mendimet dhe lutjet” e tij Trumpit.Kryeministri i Indisë Narendra Modi thotë se dërgon “urimet më të mira për sigurinë dhe mirëqenien e tyre të vazhdueshme” për presidentin, zonjën e parë dhe zëvendëspresidentin.“ Ne përcjellim respektin tonë,” thotë presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum, duke shtuar se “dhuna s’duhet kurrë të jetë rrugë”.
Sulmi me armë zjarri në darkën me gazetarë, reagon Netanyahu: I tronditur nga tentativa e vrasjes së Trump
1775752374_BenjaminNetanyahu.jpgKryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai dhe gruaja e tij, Sara, ishin “të tronditur” nga atentati ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump, gjatë një darke me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë.”Unë dhe Sara u tronditëm nga tentativa për atentat ndaj Presidentit Donald Trump në Uashington. Jemi të lehtësuar që Presidenti dhe zonja e parë (Melania Trump) janë të sigurt dhe të fortë. I dërgojmë urimet tona më të mira për shërim të plotë dhe të shpejtë oficerit të plagosur të Policisë dhe përgëzojmë Shërbimit Sekret të SHBA-së për veprimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar”, shkroi Netanyahu në një mesazh të publikuar në rrjetin social ‘X’.
Sulmoi me armë në darkën e gazetarëve ku ndodhej edhe Trump, kush është Cole Tomas Allen! Publikohet momenti i arrestimit
Personi i dyshuar si autori i sulmit me armë zjarri në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë disa orë më parë është identifikuar si Cole Tomas Allen, sipas mediave amerikane.31-vjeçari raportohet se është nga Torrance, Kaliforni, periferi jugperëndimore e Los Anxhelosit.Sipas mediave, Allen ka punuar si mësues në Torrance pasi u diplomua në Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë, një universitet shumë i njohur.Policia thotë se ai ishte i ftuar në hotelin Washington Hilton, ku po zhvillohej darka, dhe se mbante me vete disa armë, përfshirë pistoleta dhe thika.Allen po merr trajtim mjekësor në spital pas incidentit. Ai pritet të akuzohet zyrtarisht të hënën.Sipas CNN, siguria në këtë event ishte e një niveli të thuajse një takimi të sigurisë kombëtare. Mediat kanë publikuar momentin kur ai është neutrealizuar dhe arrestuar, i shtrirë në tokë, pa bluzë dhe i prangosur.
Përsëritet historia, sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë
Sulmi me armë në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë ndodhi në hotelin Washington Hilton në Connecticut Avenue, i njëjti ku Ronald Reagan u qëllua dhe u plagos në vitin 1981.Sulmi ndodhi më 30 mars 1981, kur autori, John Hinckley Jr., qëlloi ndaj Reaganit ndërsa ai po shkonte drejt limuzinës së tij pas një aktiviteti brenda hotelit.Reagan mbijetoi, por u plagos rëndë nga një plumb që bëri rikoshet nga limuzina presidenciale dhe e goditi në trup, duke i thyer një brinjë dhe duke i dëmtuar mushkërinë. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin George Washington University Hospital nga ku doli më 11 prill.Sekretari i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë, James Brady, u plagos në të njëjtin sulm, së bashku me një agjent të Shërbimit Sekret dhe një oficer të Policisë Metropolitane të UashingtonitBrady pësoi dëmtime në tru gjatë incidentit dhe mbeti me aftësi të kufizuara për pjesën tjetër të jetës. Lëndimet e tij e shoqëruan gjatë gjithë jetës dhe kontribuuan në vdekjen e tij në vitin 2014.Vit më vonë, Hinckley u shpall i pafajshëm për shkak të çrregullimit mendor, por u mbajt në një seksion me siguri të lartë të spitalit St. Elizabeths Hospital deri sa u lirua në vitin 2016.Një pllakë përkujtimore ende shënon vendin e të shtënave në anën e hotelit.
‘Do të mbaja fjalimin më të papërshtatshëm’, Trump për sulmin me të shtëna: Nuk pati asnjë paralajmërim
Trump tha se ishte gati të mbante fjalimin e tij në darken e gazetarëve para se të fillonin të shtënat.“Unë isha gati të isha shumë i ashpër, dhe u thashë njerëzve të mi: ‘ky do të ishte fjalimi më i papërshtatshëm ndonjëherë’ nëse do ta kisha mbajtur,” tha ai. Por shtoi: “Nuk e di nëse mund të jem ndonjëherë aq i ashpër sa do të isha sonte.”Për fjalimin në eventin e riplanifikuar pas 30 ditësh, ai tha: “Do të jem ndoshta shumë i sjellshëm. Do të jem pak i mërzitshëm herën tjetër, por do të kemi një event të shkëlqyer.”Presidenti u shpreh se ekipi i tij nuk kishte dijeni për ndonjë kërcënim para ngjarjes.“Nuk pati asnjë njoftim,” tha ai kur u pyet nëse kishte sinjale paraprake.Trump shtoi se nuk e di motivin, por përmendi se i dyshuari “duket mjaft i keq”. Ndërkohë, autoritetet ndodhen në apartamentin e 31-vjeçarit.
Trump pas incidentit: Nuk do të më ndalojë të fitoj luftën në Iran
Trump është shprehur tha se bazuar në informacionet e deritanishme, nuk mendon se të shtënat në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë lidhen me luftën në Iran, por shtoi se veprimet e tij ndaj Teheranit mund ta kenë kthyer në objektiv dhe nuk do të tërhiqet.“Kur bën gjëra të tilla, bëhesh objektiv. Nëse nuk do t’i bëja ato, ndoshta do të isha shumë më pak objektiv, por jam i nderuar që jam,” u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Kjo nuk do të më ndalojë të fitoj luftën në Iran. Nuk e di nëse kishte ndonjë lidhje me këtë, me të vërtetë nuk mendoj kështu bazuar në atë që dimë.”Presidenti solli në vëmendje se kjo nuk është hera e parë në dy vitet e fundit që një republikan është sulmuar nga një “vrasës i mundshëm”.Ai përmendi dy raste kur dikush ka tentuar ta vrasë para se të rizgjidhej president, përfshirë një tubim në Butler, Pensilvani, dhe një tjetër rast kur Trump po luante golf në Palm Beach, Florida.
Qëlloi me armë në darkën e gazetarëve, Trump poston pamjet e autorit 31-vjeçar Cole Tomas Allen
Presidenti Donald Trump ka publikuar në rrjetet sociale një foto të autorit të dyshuar pas të shtënave dhe pamje nga kamerat e sigurisë që duket se tregojnë fillimin e tyre.Ai u shpreh se i shpërndau ato në interes të transparencës. Trump tha se i dyshuari, i cili është marrë arrestuar, ishte “një person shumë i sëmurë”.“Ne nuk duam që të ndodhin të tilla gjëra”, thaë ai.Jeffrey Carroll, shefi i policisë së DC, tha se hetuesit besojnë që i dyshuari Cole Tomas Allen ka qëlluar dhe ishte i armatosur me një armë gjahu, një pistoletë dhe disa thika. Ai gjithashtu tha se i dyshuari 31-vjeçar nga Kalifornia besohet të ketë qenë klient në hotelin ku po mbahej eventi. Motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur, sipas zyrtarëve.Jeanine Pirro, prokurore federale për Distriktin e Kolumbisë, tha se i pandehuri përballet me dy akuza për armë zjarri dhe sulm dhe do të dalë para gjykatës të hënën. Pritet që të ngrihen edhe akuza të tjera.