Kampionia në fuqi e botës, Argjentina, ka dhënë një paraqitje të fortë në prag të Botërorit, duke fituar lehtësisht 3-0 ndaj Islandës në një ndeshje miqësore përgatitore. Skuadra e renditur e para në klasifikimin e FIFA-s konfirmoi formën e mirë dhe statusin si një nga favorite kryesore për turneun që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Takimi u zhbllokua shpejt, me Argjentinën që kaloi në avantazh në minutën e 8-të pas golit të Valentin Barco, i cili përfitoi nga një aksion i insistuar në zonën kundërshtare.
Në pjesën e dytë, trajneri Lionel Scaloni aktivizoi disa nga titullarët kryesorë të ekipit. Në minutën e 70-të, Lautaro Martínez fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Lionel Messi, duke thelluar epërsinë argjentinase.
Në fund të ndeshjes, Argjentina vulosi fitoren me golin e tretë të shënuar nga Almada, duke mbyllur sfidën me rezultatin 3-0.
Në një tjetër miqësore përgatitore, Arabia Saudite dhe Senegali u ndanë në barazim pa gola, 0-0, në një ndeshje pa fitues.