Brazil-Marok është supersfida e parë e Botërorit 2026 që po mbahet në SHBA-Kanada dhe Meksikë. Dy kombëtaret do të përballen sonte për Grupin C, teksa në renditjen e FIFA-s i ndan vetëm 1 pozicion. 5 herë fituesit e Botërorit, Brazili renditen të 6, ndërsa Maroku i 7-i.
Tifozët presin sonte në orën 12:00 me padurim debutimin e Carlo Ancelotti-t në Botëror me Brazilin, ndërsa është konfirmuar mungesa e Neymar. Pak ditë më parë selecao humbi përfundimisht edhe Wesley-n, mbrojtësin e Romës i cili u dëmtua dhe u zëvendësua me Ederson. Për këto arsye priten befasi në fomacionin që do të hedhë sonte në fushë Ancelotti.
Për Brazilin nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi përballë kanë kampionët e Afrikës. Maroku ishte edhe befasia e madhe e Botërorit 2022, teksa në Katar zuri vendin e 4. Para ndeshja lojtari më i njohur i Marokut Ashraf Hakimi foli me superlativa për Brazilin, por shtoi se kombëtarja e tij dëshiron të lëjë gjurmë edhe në këtë Botëror. Ai përmendi edhe se ‘Maroku është Brazili i Afrikës’.
Brazil-Marok është e vlefshme për Grupin C, ndërsa për të njëjtën grup do të luhet sonte në orën 03:00 të mëngjesit Haiti-Skoci. Evropianët janë dukshëm favoritë në këtë përballje, ndërsa Haiti shihet si rivali ku të gjithë llogarisin 3 pikët. Vendi ka kaluar dhe po kalon kriza humanitare, ndërsa ekipi kombëtar është i përbërë nga lojtarë të cilët kanë lindur jashtë vendit. Pjesmarrja për herë të parë pas 52 vitesh është perjetuar si festë, ndërsa raportohet se edhe bandat kriminale kanë ulur aktivitetin këto ditë.