Disa mund të thonë se kanë mësuar mësime të ndryshme. Kjo sepse vijnë nga shkolla e të njëjtin trajner, por që në praktikë luajnë shumë ndryshe nga njëri-tjetri. Arsenal shkon në “Allianz Arena” pas një fi toreje në Notingam Forest ku pati një goditje të vetme në portë. Bajerni nga ana e vet shënoi 6 gola në fi toren e fundjavës ndaj Lajpcig dhe, edhe pse është e lehtë të nënvlerësosh kundërshtarët vendas si relativisht të vegjël, realiteti është se ata shkatërruan ekipin që përfundoi i treti në Bundesligë vitin e kaluar. Bajerni ka shënuar gjashtë gola vetëm në ndeshjen e fundit, ndërsa Arsenali gjashtë në katër të fundit.
E megjithatë Mikel Arteta ka deklaruar se Arsenali ende nuk e ka arritur majën më të lartë të suksesit. Sezonin e kaluar, Arsenali i dha fund pritjes së gjatë për titullin e Ligës Premier. Pas tri sezoneve radhazi duke përfunduar në vendin e dytë, londinezët u shpallën kampionë për herë të parë që nga sezoni 2003/04.
Për një pjesë të madhe të sezonit 2025/26, skuadra e Artetës ishte në garë për të fi tuar katër trofe, por humbi fi nalen e Kupës së Ligës ndaj Mançester Sitit dhe u eliminua në mënyrë befasuese nga Southampton në çerekfi nale të Kupës FA. Arsenali arriti gjithashtu në fi nalen e Ligës së Kampionëve, duke kërkuar trofeun e parë në histori të këtij kompeticioni, por u mposht nga PSG-së me rezultat 4-3 pas penalltive, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt.
Skuadra londineze synon sërish trofe këtë sezon dhe e ka nisur mirë aventurën në Ligën e Kampionëve, duke fi tuar të dyja ndeshjet e para. Arteta është i entuziazmuar për të vazhduar përparimin dhe për të parë se deri ku mund të arrijë skuadra e tij.
“Besoj se kemi arritur në një mal me fi timin e Premier, por jo në majën më të lartë, apo në atë që unë e imagjinoj”, ka deklaruar Arteta në emisionin “Inside the Game” të HBO Max.
“Ne kemi arritur një objektiv që ishte pjesë e një kapitulli, por tani duhet të kalojmë te kapitulli i radhës. Flasim për mundësinë që të fi tojmë sërish dhe, mbi të gjitha, se si do t’i qasemi kësaj sfi de nga ana e mentalitetit. Kjo rrugë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe jam shumë i entuziazmuar për të.
Qëndrueshmëria është ndoshta gjëja më e vështirë për t’u arritur. Duhet t’i ruajmë të gjithë faktorët që na kanë ndihmuar ta arrijmë objektivin, por njëkohësisht të vazhdojmë t’i frymëzojmë dhe t’i udhëheqim lojtarët drejt një niveli tjetër, duke ruajtur të njëjtin ambicie”, ka përfunduar trajneri spanjoll.