10
Diogo Jota (Silva), sulmuesi i Liverpoolit ka ndërruar jetë në një aksident me makinë në moshën 28-vjeçare. Vëllai i sulmuesit portugez, Andre Silva (25 vjeç), gjithashtu vdiq në aksidentin, i cili ndodhi në provincën e Zamorës në Spanjë. 25-vjeçari ishte po ashtu një futbollist profesionist, me klubin portugez të nivelit të dytë, Penafiel.
Tragjedia ndodhi rreth orës 00:30 sipas orës lokale të enjten. Zjarrfikësit thanë se makina e tyre, një Lamborghini, doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome ndërsa po parakalonte një automjet tjetër dhe më pas u përfshi nga flakët. Në pamje duket Lamborghini i shkrumbuar.
Jota u martua me partneren Rute Cardoso vetëm muajin e kaluar, me të cilën pati tre fëmijë. Ai së fundmi ka postuar fotografi në rrjetet sociale nga ceremonia, e cila u zhvillua më 22 qershor. Jota ndihmoi Liverpoolin të fitonte titullin e Premier League sezonin e kaluar dhe gjithashtu luajti për Portugalinë ku ata mposhtën Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve në qershor.
Liverpool reagoi në një mesazh prekës. “Liverpool është i shkatërruar nga ndarja tragjike e Diogo Jotës. Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre. Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen të përballen me një humbje të paimagjinueshme. Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë”, shkruan klubi anglez.
“Federata Portugeze e Futbollit (FPT) dhe i gjithë futbolli portugez janë plotësisht të shkatërruar. Shumë më shumë sesa një lojtar i mrekullueshëm, me pothuajse 50 paraqitje ndërkombëtare, Diogo Jota ishte një person i jashtëzakonshëm, i respektuar nga të gjithë shokët e ekipit dhe kundërshtarët, dikush me një gëzim ngjitës dhe një referencë në vetë komunitetin”, tha Pedro Proenca, kreu i FPT-së.
Diogo u martua më 22 qershor
Diogo Jota sapo ishte martuar me të fejuarën e tij, Rute Cardoso, vetëm 10 ditë më parë. Dasma u zhvillua më 22 qershor. Fotot tregojnë çiftin me tre fëmijët e tyre: Denis (lindur 2021), Duarte (2023) dhe një vajzë të lindur në vitin 2024, emri i së cilës nuk është zbuluar.
Karriera
Diogo Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Wolverhampton për një shumë prej 44.7 milionë eurosh. Që nga ajo kohë, ai regjistroi 182 paraqitje, duke shënuar 65 gola dhe dhënë 26 asiste.
Me Liverpoolin, ai fitoi Premier Leaguen në sezonin 2024-25, si dhe FA Cup dhe League Cup në sezonin 2021-22. Më herët, ai kishte luajtur edhe për Atlético Madrid, Porto dhe Wolves, duke u kthyer në një nga sulmuesit më të vlerësuar në Evropë.
Vëllai i Diogo Jotës, kush ishte Andre Silva i cili vdiq në aksidentin rrugor
Diogo Jota, futbollisti 28-vjeçar i Liverpoolit vdiq herët këtë mëngjes në një aksident tragjik në Spanjë. Vëllai i tij, Andre Silva (25 vjeç), gjithashtu futbollist, po udhëtonte me të kur automjeti (Lamborghini) me të cilin po udhëtonin doli nga rruga, me sa duket për shkak të shpërthimit të një gome gjatë parakalimit dhe u përfshi nga flakët. Të dy vëllezërit ndërruan jetë duke bërë që bota e futbollit të jetë në zi.Kush ishte Andre SilvaI lindur më 28 prill 2000 në Gondomar të Portugalisë, ai luajti si sulmues i krahut të majtë. Në moshën 25 vjeç ai ishte një nga lojtarët kryesorë për FC Penafiel në Ligën e Dytë Portugeze, ku luajti 32 ndeshje në sezonin 2024-25, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asiste.I formuar në ekipe të tilla si Gondomar, Boavista U23 dhe Famalicão U23, karriera e tij tregoi një progres të vazhdueshëm duke arritur kulmin në vitin 2025.Vetëm pak ditë para aksidentit fatal, ata kishin festuar së bashku në dasmën e Diogos.
Jurgen Klopp: Diogo, më ke thyer zemrën
Ish-trajneri i Liverpoolit, i cili e afroi Diogo Jotën te klubi i kuq, Jurgen Klopp ka bërë një reagim emocionues për ndarjen nga jeta të sulmuesit dhe vëllait të tij në aksidentin fatal me makinë.”Ky është një moment që më lëndon! M’u thye zemra kur dëgjova për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij Andre. Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm. Do të na mungosh shumë. Të gjitha lutjet, mendimet dhe forca ime janë për gruan, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e donin atë. Pusho në paqe”, shkruan Klopp.
Operacioni në mushkëri e pengonte të fluturonte me avion, Diogo Jota po udhëtonte drejt portit për të marrë tragetin për në Angli
“CNN Portugal” ka zbuluar një tjetër fakt në lidhje me atë çfarë ndodhi me Diogo Jotën dhe të vëllanë në Spanjë në orët e para të ditës së sotme. Sipas medies në fjalë lojtarit i ishte këshilluar nga mjekët që të mos merrte avionin për t’u kthyer në Angli pasi vetëm pak ditë më parë kishte bërë një ndërhyrje në mushkri.“Ishte rrugës për në veri të Spanjës ku e priste një traget në portin e Santanderit pasi do të udhëtonte në rrugë detare drejt Anglisë. Ishte nisur së bashku më të vëllanë me destinacion Liverpoolin”, zbuloi “CNN Portugal”.Një tjetër gazetar portugez, Victor Pinto, pohoi për “CMTV channel” se: “Diogo Jota shpesh herë udhëtonte drejt Anglisë me makinë pasi kishte probleme në mushkëri dhe fluturimet e shqetësonin. Nuk kishte asgjë serioze, por ai edhe herë të tjera kishte preferuar që të merrte një traget që lidh veriun e Spanjës me jugun e Anglisë”.
Pamjet tragjike, momenti kur Lamborghini digjet me Diogo Jotën dhe të vëllanë brenda tij
Në një video të siguruar nga mediat spanjolle shfaqet momenti i frikshëm kur automjeti tip Lamborghini, me të cilin po udhëtonin dy vëllezërit Diogo Jota (Silva) dhe Andre Silva është i përfshirë nga flakët.Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit në autostradën A-52, pranë komunës Cernadilla, në provincën Zamora, shumë pranë kufirit me Portugalinë.Mjeti luksoz dyshohet se pësoi një defekt në gomë gjatë një parakalimi, duke humbur kontrollin, çka bëri që të përplasej në barrierat anësore, të dilte nga rruga dhe të merrte flakë menjëherë.Pamjet tregojnë trupin e makinës tërësisht të djegur, të përmbysur në anë të rrugës, ndërsa forcat e emergjencës dhe hetuesit shihen duke inspektuar vendin e ngjarjes. Të dy vëllezërit ndërruan jetë në mënyrë tragjike.
Tifozët e Liverpool homazhe për Diogo Jotën, lule dhe mesazhe ngushëlluese jashtë ‘Anfield’
Tifozët e Liverpoolit janë në dhimbje pasi sulmuesi i tyre, Diogo Jota dhe i vëllai, Andre, humbën jetën në një aksident rrugor në Spanjë. Të shumtë në numër ata janë mbledhur jashtë stadiumit “Anfield Road” dhe me kurora me lule kanë kujtuar 28-vjeçarin.”Ai do të mbahet mend me një buzëqeshje në fytyrë, duke shënuar gola për Liverpoolin. Por në një kohë si kjo, futbolli nuk ka rëndësi. Ai ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë, vëllai i tij ka ndërruar jetë bashkë me të dhe prindërit e tij kanë humbur fëmijët e tyre. Dua të them, ai do të mbahet mend përgjithmonë si një i ‘Kuq’ i shkëlqyer për ne, por kur ndodh diçka e tillë, futbolli nuk ka më rëndësi”, tha një nga tifozët.
Diogo Jota publikoi klipin e dasmës pak orë para fundit tragjik: Ditë që s’do ta harroj kurrë
Vetëm pak orë përpara se të ndërronte jetë së bashku me të vëllanë në një aksident tragjik në Spanjë, sulmuesi Diogo Jota publikoi në kanalet e komunikimit klipin e dasmës. Ceremonia u zhvillua vetëm 10 ditë më parë, teksa ai la pas bashkëshorten Rute Cardoso dhe tre fëmijë të vegjël.“Një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë”, shkruan Jota. Në një foto nga dasma, Rute kishte shkruar: “Po për gjithë jetën. Ëndrra ime u bë realitet.” Ndërsa Jota, pas kurorëzimit, kishte komentuar: “Unë jam me fat.”
Prek Cristiano Ronaldo: Kjo s’ka kuptim, ishim bashkë në kombëtare! Ti sapo u martove
Cristiano Ronaldo ka prekur me mesazhin ngushëllues për familjen e Diogo (Jota) dhe Andre Silva, dy vëllezëve futbollistë që u ndanë nga jeta në një aksident rrugor.”Nuk ka kuptim. Vetëm para pak ditësh ishim bashkë në ekipin kombëtar, ti sapo ishe martuar. Familjes tënde, gruas dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pusho në paqe, Diogo dhe André. Do të na mungosh të gjithëve”, shkruan.
Vdekja e vëllezërve futbollistë, Liverpool: Diogo, jemi të shkatërruar! Reagojnë UEFA dhe qindra klube
Vdekja e vëllezërve futbollistë, Diogo Jota (Silva) dhe Andre Silva ka sjellë zi në futbollin ndërkombëtar. Pjesë e Liverpool, Diogo njihej për sukseset e tij në fushë.Klubi i Premier League, Liverpool në një reagim të parë shprehet i shkatërruar.”Liverpool është i shkatërruar nga ndarja tragjike e Diogo Jotës. Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre. Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen të përballen me një humbje të paimagjinueshme. Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë”, shkruan klubi anglez.UEFA ka reaguar gjithashtu në një mesazh prekës.”Në emër të komunitetit evropian të futbollit, jemi thellësisht të pikëlluar të mësojmë për ndarjen tragjike nga jeta të Diogo Jota, lojtarit të kombëtares portugeze dhe sulmuesit të Liverpool FC, së bashku me vëllain e tij André Silva. Mendimet tona janë me familjen, miqtë, shokët e ekipit dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje dërrmuese”, shkruan UEFA.Federata Portugeze e Futbollit ka ndarë mesazhin për humbjen e lojtarit të tyre.”Federata Portugeze e Futbollit (FPT) dhe i gjithë futbolli portugez janë plotësisht të shkatërruar. Shumë më shumë sesa një lojtar i mrekullueshëm, me pothuajse 50 paraqitje ndërkombëtare, Diogo Jota ishte një person i jashtëzakonshëm, i respektuar nga të gjithë shokët e ekipit dhe kundërshtarët, dikush me një gëzim ngjitës dhe një referencë në vetë komunitetin”, tha Pedro Proenca, kreu i FPT-së.Reagime të shumta ngushëlluese ka pasur edhe nga qindra klube, përfshi ato më me emër në Europë e botë, figura të njohura nga sporti dhe jo vetëm. Mesazh ngushëllues ka pasur edhe nga FSHF-ja.