6
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Arbitrat shqiptarë vazhdojnë angazhimin në arenën europiane, teksa këtë të enjte do të vendosin drejtësi në ndeshjen Austria Wien – Baník Ostrava, e vlefshme për turin e tretë të Conference League.
Juxhin Xhaja do jetë gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Arber Zalla dhe Emigers Gançi do jenë asistentët e tij. Emanuela Rusta është vendosur si arbitre e katërt. Sistemi VAR do të drejtohet nga Kreshnik Barjamaj, i ndihmuar nga Olsion Yzeiraj në rolin e AVAR-it.
Sfida do të luhet në Vienë, në stadiumin “Franz-Horr-Stadion”, duke nisur nga ora 21:00. Ndeshja është mjaft e rëndësishme, pasi do të përcaktojë skuadrën që do të kualifikohet në fazën play-off të Conference League. Takimi i parë ka përfunduar me fitoren e Baník Ostrava 4-3.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com