Aktualisht, rreth 40 forca janë në terren dhe janë angazhuar në operacione për të mbajtur zjarri nën kontroll
Sipas informacionit të përditësuar nga Ministria e Mjedisit dhe Shërbimi i Pyjeve të Kolonjës, zjarri i shpërthyer pasditen e datës 11 Gusht në drejtim të Parkut Natyror të Gërmenjit, në territorin e bashkisë Kolonjë, nuk ka pësuar përhapje më të madhe gjatë natës, por mbetet ende aktiv dhe me risk për t’u përhapur më tej. Era e favorizon përhapjen e tij, prandaj forcat janë duke punuar për të krijuar një perimetër mbrojtës.
Aktualisht, rreth 40 forca janë në terren dhe janë angazhuar në operacione për të mbajtur zjarri nën kontroll, pa lejuar që të depërtojë në kurorën e zonës së mbrojtur të parkut. Shërbimi i Bashkisë ka nisur operacionin e hapjes së rrugëve për të mundësuar qasjen më të lehtë të mjeteve zjarrfikëse në sipërfaqen e prekur, megjithatë, prania e minave në këtë zonë kufitare e bën situatën shumë të rrezikshme.
Pamje të FRIKSHME/ “Reuters” poston FOTOT e momenteve të vështira në Delvinë
Dëgjohen shpërthime të herëpashershme nga minat, ndaj forcat e zjarrfikësve dhe të tjera janë të kufizuara në afërsinë me perimetrin e zjarrit. Një grup xhenjos, i dërguar nga Tirana, ka mbërritur mbrëmë dhe është nisur drejt vendngjarjes për të kryer demontimin e minave të konstatuara në territori.
Përveç veprimeve të brendshme, autoritetet shqiptare janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke për të koordinuar veprimet dhe për të minimizuar rrezikun e mëtejshëm në këtë zonë të ndjeshme natyrore.