Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Zvicër, z. Shaip Kadrijaj, në një postim në rrjetin social Facebook, ka paralajmëruar një protestë kundër padrejtësive që u bëhet ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e Kosovës.
“THIRRJE PËR PROTESTË KUNDËR PADREJTËSISË
Mërgata shqiptare, e mbështetur nga organizatat e dala nga lufta, ju fton të merrni pjesë në protestën madhështore në Hagë: Hagë
E diel, 14 shtator 2025
Ora 14:00
Ne nuk mund të rrimë duarkryq, derisa liderët tanë të luftës çlirimtare po përballen me padrejtësi të madhe.
Ata nuk janë fajtorë ata janë heronj të lirisë!
Le të ngrisim zërin tonë, le të kërkojmë drejtësi dhe të tregojmë se mërgata shqiptare është gjithmonë në krah të luftëtarëve të lirisë. Bashkohuni sepse heshtja është pajtim me padrejtësinë!”, ka thënë Kadrijaj në postimin e tij në Facebook.