Ajo ka vendosur që të jenë 3 ndeshje të cilat të luhen në të njëjtën ditë, duke i ndarë në dy orare të ndryshme ato.
Të premten, me orar të pacaktuar ende është sfida Partizani-Skënderbeu, për të cilën fillimisht duhet vendosur edhe stadiumi ku do luhet.
Të shtunën, fillimisht luhet në orën 13:30 ndeshja Laçi-Vora. Më pas, në orën 18:30, do të luhen dy ndeshjet e tjera që janë shumë interesante, pasi do ketë përballje Teuta-Elbasani dhe Vllaznia-Tirana, me këtë të fundit që njihet si “Klasikja” e futbollit shqiptar.
Ndërkohë, ndeshja tjetër e javës do të luhet të dielën, në orën 18:30 dhe do të vërë përballë dy ekipe pretendente, pasi Dinamo pret Egnatian.
JAVA 8
23.10.2024
Partizani-Skënderbeu ora e pavendosur
24.10.2026
Laçi-Vora ora 13:30
Teuta-Elbasani ora 18:30
Vllaznia-Tirana ora 18:30
25.10.2026
Dinamo-Egnatia ora 18:30