12
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit, duke theksuar vijimin e aksionit për rivendosjen e rendit ligjor në zonë.
Ai shprehet se ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të “Rilindjes Urbane 2.0” dhe falënderon forcat e xhenjos për pastrimin e mbetjeve.
“Mirëmëngjes, dhe me rivendosjen e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e ‘tokës së xanun’ e ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve, si edhe me vullnetin e plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.