12
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti u shpreh mirënjohës ndaj aleatëve ndërkombëtarë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen që i kanë dhënë popullit shqiptar në luftën për liri dhe demokraci.
“James, të falemnderit ty, faleminderit Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botës demokratike që e përkrahën kushtrimin e popullit shqiptar për liri, demokraci dhe pavarësi,” shkroi Ahmeti.
Ai e quajti luftën për mbrojtjen e pragut të shtëpisë si të drejtë, të domosdoshme dhe të përkrahur nga qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare.
“Lufta jonë për pragun e shtëpisë ishte e drejtë, e duhur dhe e domosdoshme, prandaj dhe u përkrah nga Washingtoni, Brukseli, Londra, Parisi, Roma, Berlini dhe e gjithë bota liridashëse,” theksoi lideri i BDI-së.
Ky reagim vjen në një moment të rëndësishëm për historinë e shqiptarëve dhe përpjekjet e tyre për drejtësi në arenën ndërkombëtare