5
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tearcës, Nazim Taipi, ka theksuar se prioriteti kryesor i tij dhe ekipit të AKI-së do të jetë ndërtimi i një administrate transparente dhe llogaridhënëse informon Tetovasot.
“Qytetarët kanë të drejtë të dinë ku shkon çdo denar dhe çdo investim. Çdo gjë do të funksionojë me transparencë të plotë”, deklaroi Taipi, duke shtuar se administrata e ardhshme do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.
Sipas tij, transparenca është themel i qeverisjes së ndershme dhe efikase, ndërsa AKI synon të krijojë institucione që punojnë hapur, me llogaridhënie dhe në dobi të qytetarëve të Tearcës.
“Ne besojmë në institucione që i shërbejnë qytetarit, jo individëve apo grupeve të ngushta interesi. Kështu ndërtohet besimi dhe zhvillimi i vërtetë”, tha më tej kandidati i AKI-së për Tearcën, Nazim Taipi