Austria mundi me vështirësi 3-1 Jordaninë duke e nisur mirë Botërorin pasi morri tri pikët e para në grupin J. Jordania merr pjesë për herë të parë në një Kupë Bote dhe i shkaktoi Austrisë më shumë probleme nga çpriste.
Megjithatë europianët e mbyllën në avantazh pjesën e parë pas golit të shënuar nga Schmid në minutën e 20-të. Olwan do të barazonte për Jordaninë ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë ndërsa Austria edhe falë zëvendësimeve të bëra arriti të shënonte edhe dy herë.
Një autogol në minutën e 76-të dhe goli i Arnautovic me penallti në shtesa vulosën rezultatin 3-1 për Austrinë ndaj Jordanisë.
Në grupin J kryeson Argjentina me 3 pikë dhe po kaq ka edhe Austria me dy ekipet që bëjnë një hap përpara për të kaluar në fazën tjetër . Ndeshjen e radhës dy ekipet që tashmë i kanë nga tri pikë në grup Austria dhe Argjentina e kanë me njëra -tjetrën dhe sfida do të luhet më 22 qershor.