Humbja e thellë e Partizanit ndaj Vorës solli jo vetëm një tjetër rezultat zhgënjyes për të kuqtë, por edhe disa momente të veçanta gjatë takimit. Nga stadiumi i boshatisur dhe debutimet e dështuara, te episodet e pazakonta në fushë dhe kalimi i shiritit të kapitenit, ndeshja rezervoi disa detaje që nuk kaluan pa u vënë re.
bandicam 2026-10-18 15-09-40-463
Stadiumi i boshatisur
Kjo ndeshje u luajt në një stadium krejtësisht të boshatisur, pasi tifozët mungonin për shkak të ndëshkimit disiplinor ndaj tifozëve të Vorës.
Debutimet në mënyrën më të keqe
Interesant është fakti se te Partizani pati njëkohësisht dy debutime të reja. Atë të trajnerit kroat Mislav Karoglan dhe të mesfushorit me tipare sulmuese Sebastjan Spahiu, i cili ka dy pasaporta, atë belge dhe atë shqiptare, dhe vjen në huazim nga klubi rrogozhinas, Egnatia.
Të dy e kanë nisur debutimin
Fillimisht ishte trajneri kroat Mislav Karoglan, i cili vjen te Partizani pas largimit të rumunit Florian Bratu, pas humbjes 1-3 në derbin me Tiranën. Fill pas largimit të rumunit, skuadrën e mori përsipër trajneri i ekipit “B”, Alfred Deliallisi. Por vetëm dy ditë para ndeshjes me Vorën mbërriti trajneri kroat, i cili e nis në një mënyrë edhe më katastrofi ke se paraardhësi i tij rumun.
Sende në fushë, por s’ka tifozë
Në minutën e 25-të, kryesori Durmishi ndal lojën, sepse sheh një send të hedhur në fushë, edhe pse nuk ka tifozë. Me sa duket, ai send ka qenë në fushë që para fi llimit të ndeshjes. Pasi ia jep anësorit Elvis Gjoka, i cili e largon jashtë fushe, takimi rinis.
Shiriti i kapitenëve
Kapitenët e fi llimit, Dajan Shehi i Vorës dhe Valentino Murataj i Partizanit, pas zëvendësimeve, kanë ndërruar shiritin e kapitenit. Në minutën e 67-të, Barjamaj futet në lojë në vend të Dalipit dhe Dajan Shehi, që ndodhet në fushë, heq shiritin nga krahu dhe ia vendos shokut të tij, Mario Barjamajt. Ndërsa në krahun tjetër, në minutën e 80-të, Sidibe zë vendin e kapitenit Murataj dhe shiriti tani kalon në krahun e Albion Markut.