Real Madrid fitoi 4-1 ndaj Seviljas, por një episod në minutën e 25-të mund të ndryshonte ndeshjen. Trajneri Luis Garsia zbuloi prapaskenat, ndërsa akuzon se Reali u favorizua që diferenca të mos shtohej para “El Clasisco”-s.
Screenshot 2026-10-19 092448
“Shpresoj që të gjithë ta titulloni ‘Bërryl dhe gjithçka mbaroi’. Me 11 kundër 11, ata meritojnë të fitojnë, por na privuan nga mundësia për të luajtur një tjetër ndeshje. Që nga minuta e 25-të duhej të luanim 11 kundër 10. Po më ikën edhe zëri, dreqin(nuk u dëgjua). Dhe kushdo që nuk e publikon apo nuk e thotë këtë… Peque thoshte: ‘Më goditi, më goditi!’ Është karton i kuq.
Është e vërtetë që te goli i dytë ka faull ndaj Ure. Nuk është karton i kuq, por është faull. Më kanë thënë se nuk është parë në televizion, por është shumë i qartë. Ndoshta është më mirë që nuk fituam, por ne duhej ta luanim ndeshjen që nga minuta e 25-të me rezultatin 0-0, 11 kundër 10. Për 65 minuta. Ky është thelbi i ndeshjes.
Ndoshta është më mirë që humbëm në këtë mënyrë, por me 11 kundër 11, Reali e meritoi fitoren. Kundër Alaveshit humba duke luajtur kundër 10 lojtarëve. Por këtu kemi një tjetër ndeshje që nuk mundëm ta shihnim. Duhej të luanim në epërsi numerike, por kjo nuk ndodhi. Pse ndodhi? Ndoshta donin që diferenca e pikëve para El “Clasico”-s të mos rritej, nëse do të fitonim. Nuk e d”, u shpreh trajneri i Seviljas.