Çdo ditë bien e priten drunjtë. Çdo ditë zhduket një copë gjelbërim. Çdo ditë ngrihet një ndërtesë e re mbi atë që dikur ishte hapësirë publike. Dhe Tetova hesht.
Shiten toka 1 euro. Tetova hesht.
Shiten stadiume. Tetova hesht.
Shiten salla sportive dhe qendra sportive. Tetova hesht.
Rriten çmimet e mbeturinave. Tetova hesht.
Shitet ndriçimi publik. Tetova hesht.
Shiten parkingje, Tetova hesht.
Na dhemb Zvërneci qindra kilometra larg, por nuk na dhemb Tetova që po mbytet në beton para derës sonë.
Paska ardhur dita që të bëhemi luftëtarë për çdo kauzë tjetër, përveç për Tetovën JO.
E tash shtrohet pyetja për të gjithë ata që protestojnë për Zvërnecin e jo për Tetovën:
Kur u protestua për prerjen e drunjve në Tetovë në Rrugën “Strasho Pinxhur, ku ishit?
Kur u prenë drunjtë qindra vjeçarë në rrugën “Boris Kidriç” pse nuk protestuat?
Kur u shit Monopolli, ki ishit?
Kur u shiten parkingjet tek Renova dhe VERO, ku ishit?
Kur u shitën pjesë nga qendrat sportive, ku ishit?
Kur u rritën çmimet e mbeturinave, ku ishit?
Kur u shit ndriçimi publik, ku ishit?
Kur Tetova humbte çdo ditë nga një pjesë të gjelbërimit të saj, ku ishit?
Sa protesta keni organizuar për Tetovën?
Sa herë keni ngritur zërin për qytetin tuaj?
Sa kilometra keni bërë për Tetovën?
Nëse nuk protestoni për Tetovën, pse protestoni për të tjerët?
Sepse dashuria për natyrën, hapësirat publike fillon në shtëpinë tënde.
Për Zvërnecin Po, po për Tetovën, kur?
Jemi mësuar që për të tjerët të bëhemi heronj, ndërsa për Tetovën të jemi si turistë!
Rami Mislimi: Për Zvërnecin Po, po për Tetovën, kur?
8