Spanja mban rekordin e Kupës së Botës për numrin më të madh të penalltive të shënuara radhazi gjatë ndeshjeve, plot 14, nga viti 1934 deri në 2006. Jose Iraragorri (1934), Roberto Lopez Ufarte (1982), Juanito (1982), Andoni Goikoeçea (1986), Emilio Butragenj (1986), Miçëll (1990), Pep Guardiola (1994), Txiki Begirishtain (1994), Fernando Hierro tre herë radhazi (1998-2002), David Vija (2006), Fernando Torres (2006) dhe sërish Vija (2006) ishin lojtarët që realizuan nga pika e bardhë.
Gjatë kësaj periudhe, vetëm dy nga pesë penalltitë e akorduara kundër Spanjës përfunduan në gol, ato të danezit Olsen dhe irlandezit Robi Kin. Nga ana tjetër, braziliani Valdemar de Brito dhe irlandezi Ian Hart panë goditjet e tyre të pritura nga legjendat RiKardo Zamora dhe Iker Kasijas, ndërsa uruguaiani Ruben Sosa e çoi topin mbi traversë. “La Roja” humbi për herë të parë një penallti në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut 2010, plot 76 vite pasi kishte goditur penalltinë e parë në histori të turneut.
Fajtori ishte David Vija, i cili e dërgoi topin jashtë kundër Hondurasit, duke humbur mundësinë për të realizuar “hattrick”. Çuditërisht, edhe penalltia pasuese e Spanjës u humb, kur Çabi Alonso gaboi në çerekfi nalen ndaj Paraguait.
Megjithatë, Vija shpëtoi skuadrën duke shënuar golin e fitores në fund të takimit. Pas kësaj, Çabi Alonso dhe Ferran Torres realizuan penalltitë e ardhshme të Spanjës në ndeshjet e Kupës së Botës, duke e çuar bilancin total në: 18 penallti të goditura; 16 të shënuara dhe vetëm 2 të humbura. Megjithatë, paradoksi qëndron te fakti se spanjollët kanë humbur katër nga pesë seritë e penalltive në historinë e tyre në Kupën e Botës.