Pamje horror u regjistruan në derbin mes Sturm Graz dhe Grazer AK në Austri, ku portieri Danil Khudiakov pësoi një dëmtim të rëndë pas një ndërhyrjeje të Xhakob Italianos. Portieri i Sturm Graz u rrëzua në fushë mes dhimbjeve të mëdha dhe u largua me barelë në minutën e 28-të.
Khudyakov u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua menjëherë operacionit për një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës. Fakt është se gjyqtari nuk e ndëshkoi Italianon dhe kjo ishte disi e çuditshme. Ky i fundit u shfaq mjaft i emocionuar për shkak të episodit që u krijua.
Ndërkohë trajneri i Grazer, Fabio Ingolitsh, konfirmoi seriozitetin e dëmtimit të 22-vjeçarit. Në fund ekipi i tij, Sturm Graz, triumfoi me rezultatin e thellë 6-1.
Pamjet e rënda: (VIDEO)