Prej javësh Hristijan Mickoski ka hapur sulme politike ndaj Shqipërisë, sepse Shqipëria nuk hesht përballë cenimit të barazisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe sepse ecën përpara në procesin evropian.
Në vend që të mbrojnë dinjitetin e shqiptarëve këtu, Vlen u rreshtua menjëherë në të njëjtën vijë me VMRO-DPMNE.
Sot pamë diçka të paprecedentë: të përzgjedhurit e tyre shqiptarë në qeveri që sulmojnë Shqipërinë me gjuhë më të ashpër se partnerët e tyre maqedonas.
Në vend që të kërkojnë respektimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe kursin evropian të vendit, ata harxhojnë energji duke bërë betejat e VMRO-DPMNE-së.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë nevojë për përfaqësues që përdoren si vegla kundër Tiranës sa herë e kërkon propaganda e qeverisë.
Kanë nevojë për përfaqësues që mbrojnë interesin e tyre kombëtar dhe qytetar.
Historia do ta mbajë mend këtë periudhë si kohën kur disa u thirrën në emër të shqiptarëve, por në fakt u shndërruan në instrument kundër shqiptarëve.