13
previous post
Sot në Prishtinë do të protestohet për drejtësi, pas rastit tragjik të vrasjes mizore të Arlinda Zekaj.
Thirrja për protestë është bërë për protestë kombëtare, nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Protesta do të mbahet nga ora 16:00 tek sheshi “Zahir Pajaziti”.
Gjithashtu mesazhi kyç i kësaj proteste është që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.
Në Kosovë brenda 10 muajve janë vrarë tetë gra dhe 67 që nga viti 2010. Këto shifra përpos që janë shqetësuese, shpërfaqin qartë neglizhencës instituciopnale karshi këtyre rasteve.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com